BOTA /

Moska hedh bombën termobarike 500 kg mbi trupat e Ukraines, në rrezik centrali bërthamor

Sipas OKB-së, muaji korrik 2024 regjistroi numrin më të madh të viktimave civile që nga tetori i vitit 2022, me një total prej 219 vdekjesh.

Shkruar nga Versus

Moska hedh bombën termobarike 500 kg mbi trupat e Ukraines, në rrezik

Trupat ruse reaguan ndaj ofensivës ukrainase në rajonin e Kurskut duke lëshuar një bombë 500 kilogramësh ndaj trupave armike. Moska njoftoi se ka goditur me një bombë termobarike dhe paralajmëroi se operacionet e Kievit në rajon kërcënojnë termocentralin bërthamor. Nga ana tjetër është vënë dhe një regjim i posaçëm kundër terrorizmit - i cili përfshin kufizime për popullsinë - edhe në rajonet kufitare të Belgorodit dhe Bryansk. Luftimet në këto zona përbëjnë gjithashtu një kërcënim për gazsjellësin e zonës, i cili transporton gjysmën e gazit natyror të Rusisë që ende eksportohet në Evropë. Sipas OKB-së, muaji korrik 2024 regjistroi numrin më të madh të viktimave civile që nga tetori i vitit 2022, me një total prej 219 vdekjesh.

Moska hedh bombën termobarike 500 kg mbi trupat e Ukraines, në rrezik

Shtetet e Bashkuara do të dërgojnë një paketë të re ndihme ushtarake prej 125 milionë dollarësh në Kiev, ndërkohë që lufta në Ukrainë arriti në ditën e 899.

 

 

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: