BOTA /

"Mund të sjellin kaos", ish-presidenti francez paralajmëron Macronin për zgjedhjet e parakohshme

Sipas Sarcozy, Macron ka gabuar me shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme pas rezultateve në zgjedhjet e Parlamentit Europian.

Shkruar nga Versus
"Mund të sjellin kaos", ish-presidenti francez paralajmëron
Nicolas Sarcozy dhe Emanuel Macron

Francë- Vendimi i papritur i presidentit Emmanuel Macron për të shpërndarë Asamblenë Kombëtare dhe thirrja për zgjedhje të parakohshme legjislative mund të japë rezultat të kundërt dhe ta zhysë vendin në kaos, paralajmëron ish-presidenti francez Nicolas Sarkozy.

Macron thirri votimin e parakohshëm, që do të mbahet në dy raunde më 30 qershor dhe 7 korrik, pasi aleanca e tij e qendrës u mposht nga Tubimi Kombëtar i ekstremit të djathtë në votimin e fundit të Parlamentit Evropian.

Sarkozy, ish-presidenti konservator i cili ishte në detyrë nga 2007 deri në 2012 dhe mbetet një figurë e rëndësishme politike, tha se kaosi i mundshëm i shkaktuar nga shpërbërja e asamblesë mund të shkaktojë sfida të reja dhe të detyrojë Macronin të dorëhiqet. Versus.al

Poll