BOTA /

NATO publikon fotot nga takimi mes Sekretarit Rutte dhe Trump, detajet nga biseda

Sipas mediave të huaja, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte, u takua me Presidentin e zgjedhur Donald Trump në Palm Beach, Florida të premten. Po ashtu mësohet se ata diskutuan një sërë çështjesh të sigurisë globale me të cilat përballet Aleanca.

Shkruar nga Versus

NATO publikon fotot nga takimi mes Sekretarit Rutte dhe Trump, detajet nga

Aleanca e Atlantikut të Veriut ka publikuar në faqen zyrtare fotografi nga takimi mes shefit të NATO-s, Mark Rutte dhe Presidentit të zgjedhur SHBA-ve, Donald Trump.

Sipas mediave të huaja, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte, u takua me Presidentin e zgjedhur Donald Trump në Palm Beach, Florida të premten.

Po ashtu mësohet se ata diskutuan një sërë çështjesh të sigurisë globale me të cilat përballet Aleanca.

Sekretari i Përgjithshëm dhe ekipi i tij u takuan gjithashtu me kongresmenin Mike Waltz dhe anëtarët e ekipit të sigurisë kombëtare të Presidentit të zgjedhur.

Mes temave të diskutimit bëhet me dije se ka qenë edhe kërcënimi në rritje nga Rusia, Kina, Irani dhe Koreja e Veriut.

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: