
E moshuara Minire Nuram gruaja e cila u rrah në shtëpinë e të moshuarve “Orenda” në Pejë ka ndërruar jetë.
Lajmin e ka bërë të ditur avokati i familjes së të moshuarës.
“Po mund të konfirmoj se ka ndërruar jetë”, tha ai duke mos dhënë më shumë detaje mbi shkaqet e vdekjes.
Videoja ku shihej një infermiere duke sulmuar Miniren u publikua në rrjetin social Facebook më 2 nëntor të vitit 2022.
E moshuara shihej në video duke tentuar të largohet dhe duke bërë përpjekje për të mbrojtur veten, teksa infermierja e godiste me shuplaka në fytyrë dhe me këmbë në bark.
Dy infermieret që dhunuan të moshuarën ishin Aurona Pelaj dhe Altina Rexhepi ndërsa Remize Kuqi filmonte ngjarjen.

