
Bosnje-Hercegovinë- Gjykata e Sarajevës ka lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar për presdentin serb të Republikës Srpska, Milorad Dodik i cili përballet me akte ligjore mbi politikat e tij separatiste për shkëputjen nga shteti i Bosnjës.
Gjykata e Bosnje-Hercegovinës tha në një deklaratë se e lëshoi kërkesën të mërkurën dhe se vendimi tani është në duart e Interpolit.
Dodik pro-rus, i cili drejton gjysmën e Bosnjës të drejtuar nga serbët, ka bërë thirrje vazhdimisht për ndarjen e territorit nga pjesa tjetër e Bosnjës, duke nxitur frikën e destabilitetit.
Ai është përballur me sanksione të SHBA-së dhe Britanisë për separatizmin e tij, por ai ka pasur mbështetjen e Moskës.
Duke sfiduar gjykatën e Bosnjës, Dodik ka refuzuar të paraqitet për t'u marrë në pyetje me dyshimin se ai ka shkelur kushtetutën e vendit. Ai udhëtoi këtë javë në Serbinë fqinje, ku mori pjesë në një takim me presidentin populist Aleksandar Vuçiç, përpara se të shkonte në Izrael.
Vuçiq ka thënë se Serbia nuk do ta arrestojë Dodikun dhe ka kritikuar procedurat ligjore kundër tij.
Deklarata e gjykatës së Bosnjës tha gjithashtu se po kërkon arrestimin e kryetarit të parlamentit serb të Bosnjës Nenad Stevandiç, i cili gjithashtu vizitoi shkurtimisht Serbinë. Versus.al








