BOTA /

Netanyahu nuk bën hapa pas: Gaza do të kalojë nën kontrollin e Izraelit!

Netanyahu thotë se nëse ka një mundësi për një armëpushim të përkohshëm dhe një marrëveshje për shkëmbimin e pengjeve, Izraeli do të jetë i hapur për këtë.

Shkruar nga Versus

 

Netanyahu nuk bën hapa pas: Gaza do të kalojë nën kontrollin

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka mbajtur një konferencë për shtyp.

Ai thotë se Izraeli ndoshta e ka vrarë udhëheqësin e Hamasit, Mohammed Sinwar.

Netanyahu thotë se nëse ka një mundësi për një armëpushim të përkohshëm dhe një marrëveshje për shkëmbimin e pengjeve, Izraeli do të jetë i hapur për këtë.

I gjithë Rripi i Gazës do të jetë nën kontrollin e sigurisë së Izraelit”, thekson ai.

Një sulm ajror izraelit në një spital në Gazën jugore shënjestroi Sinwarin në fillim të këtij muaji, por vdekja e tij nuk ishte konfirmuar deri më tani as nga Izraeli dhe as nga Hamasi.

Duke iu referuar konfliktit në territor, Netanyahu tha gjithashtu se “në fund të fundit të gjitha pjesët e Gazës do të jenë nën kontrollin izraelit”.

Poll