
Presidenti amerikan Joe Biden pritet të zhvillojë sot një bisedë telefonike me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu lidhur me planet e Izraelit për të sulmuar Iranin si kundërpërgjigje për qindra raketat e lëshuara në Tel Aviv javë më parë.
Kjo do të jetë biseda e parë telefonike e mbajtur në dy muajt e fundit.
Netanyahu e ka cilësuar Iranin si sponsor të terrorizmit në botë dhe ka deklaruar se duhet të ndalet para se të jetë shumë vonë.
“Irani, një sponsor kryesor i terrorizmit global, duhet të ndalet para se të jetë tepër vonë.”- shkruhet në një reagim të qeverisë izraelite në rrjetet sociale.
Ndërkohë, disa njerëz kanë vdekur pas valës së re të bombardimeve izraelite në Gaza, mes tyre edhe një fëmijë. Gjithashtu luftimet ushtarake dhe bombardimet në Bejrut të Libanit kanë vazhduar edhe gjatë ditës së djeshme, duke rrezikuar tashmë që i gjithë rajoni i Lindjes së Mesme të përfshihet në një kaos total dhe luftë të përgjithshme. Përshkallëzimi i tensioneve erdhi pas eleminimit të kreut të Hezbollahut, Hasan Nasrallah. Versus.al








