BOTA /

Një nga trafikantët më të mëdhenj të drogës në Francë u arrestua... i bllokuar në trafikun e Parisit

Një nga trafikantët më të mëdhenj të drogës në Francë u arrestua mbrëmjen e së enjtes në Paris nga Brigada e Kërkimit dhe Ndërhyrjes (BRI). Burri kishte ngecur në trafik.

Shkruar nga Versus

Një nga trafikantët më të mëdhenj të drogës

Amir Mansuri, 49 vjeç, u arrestua të enjten në mbrëmje nga BRI në lagjen e 15- të të Parisit. Me origjinë nga Hauts-de-Seine (rajoni i Parisit), ai kërkohej për rrëmbim dhe trafik droge.

Ai ishte dënuar me 15 vjet burg. Një "importues i madh droge", ai ishte një nga "objektivat prioritarë" të Zyrës Qendrore Franceze Kundër Narkotikëve (OFAST).

I arratisuri jetonte fshehurazi jashtë vendit, por kthehej në Paris herë pas here "për të zgjidhur punë" me një identitet të rremë dhe duke qëndruar në hotele të ndryshme. Megjithatë, BRI kishte gjetur gjurmët e tij dhe e kishte ndjekur për disa ditë.

Ata e "kapën" atë këtë të enjte rreth orës 8 të mbrëmjes në timonin e makinës së tij... të bllokuar në trafikun parizien. I rrethuar nga të gjitha anët, ai nuk bëri rezistencë. Ai pritet të paraqitet para një gjyqtari në ditët në vijim për të vuajtur dënimin me burg.

Poll