Udhëheqësi i Hezbollahut, Naim Qassem, tha se plani amerikan për një armëpushim në Gaza ishte "plot rreziqe", duke akuzuar Izraelin se po përpiqet ta përdorë atë si pretekst për të arritur qëllimet e tij pas dështimit të tij në luftë.
Qassem tha se vendimi përfundimtar për pranimin ose refuzimin e planit i përket Hamasit dhe organizatave palestineze, duke sqaruar se ai nuk ka ndërmend të "ndërhyjë në detajet" e propozimit amerikan. "Është çështje e rezistencës palestineze të vendosë se çfarë e konsideron të drejtë", theksoi ai.
Në të njëjtën kohë, ai u bëri thirrje fuqive rajonale të kundërshtojnë "planin e Izraelit të Madh", siç e quajti ai, duke iu referuar një interpretimi biblik të kufijve të Izraelit që përfshin jo vetëm Gazën dhe Bregun Perëndimor, por edhe pjesë të Jordanisë, Libanit dhe Sirisë së sotme.
"Të gjithë në këtë rajon duhet t'i rezistojnë këtij plani", theksoi ai, "sepse, herët a vonë, sipas planit izraelit, ai do t'i prekë drejtpërdrejt ata". / VERSUS







