BOTA /

"Nuk po arrijnë dot në Kiev", Macron 'sfidon' Rusinë: S'fiton dot! Situata është krejt ndryshe

Mes të tjerash, Macron bëri thirrje që çdo dron i paidentifikuar që shkel hapësirën ajrore të vendeve të BE, të rrëzohet menjëherë.

Shkruar nga Versus

"Nuk po arrijnë dot në Kiev", Macron 'sfidon'

Gjatë samitit të Komunitetit Politik Evropian që po mbahet sot në Danimarkë, presidenti francez Emanuel Macron u shfaq me tone sfiduese ndaj forcës së Rusisë duke thënë se kjo e fundit nuk po e arrinte objektivin e saj kryesor në Ukrainë.

Ai deklaroi se Rusia nuk ka arritur dot në Kiev dhe as të ndikojë në qeverinë e Ukrainës. Sipas tij, situata është shumë më e mirë sot sesa në fillim të vitit, kur "një paqe e shpejtë ishte në prag dhe kishim dyshime për nivelin e mbështetjes nga SHBA". Për presidentin francez, kjo është për shkak të punës së Koalicionit të të Gatshmëve dhe suksesit me rifillimin e kontaktit me SHBA.

"Është shumë e rëndësishme, sepse për mua është një shembull konkret i kundërshtimit të dezinformimit të përhapur nga Rusia. Jo, Rusia nuk po fiton. Jo, Ukraina nuk po e humbet këtë luftë dhe situata është shumë e ndryshme", përsëriti Macron, i cili kërkoi edhe më shumë presion nda flotës ruse në hije.

Më herët Macron deklaroi se dronët që hyjnë në territorin e BE-së duhet të rrëzohen pa mëdyshje.

“Është jashtëzakonisht e rëndësishme të dërgojmë një mesazh të qartë: dronët që shkelin hapësirën ajrore të BE-së po marrin një rrezik të madh dhe mund të shkatërrohen. Pikë”, tha Macron. Versus.al

Poll