
Një emigrant maroken ka ka vrarë veten në burgun e Torinos, çka ka bërë që Italia të ndizet nga debatet për politikat e emigracionit të kryeministres Meloni. 42-vjeçari sipas mediave italiane i kishte thënë avokatit të tij përpara se të kryente vetëvrasjen se më mirë të qëndronte në burg, se sa të përfundonte në një prej kampeve të refugjatëve jashtë Italie.
“Amnesty International Italia” dhe e përditshmja italiane “Il Manifesto” kanë përshkruar historinë e Hamid Badouit kishte jetuar në Itali prej 15 vitesh, me kartë identiteti, por dhe familja e tij kishte dokumente të rregullta.
Ndër të tjera “Amnesty International Italia” dhe “Il Manifesto” shkruajnë se vdekja e marokenit është efekti i drejtpërdrejtë i politikave strukturore jo të drejta të qeverisë italiane që prekin njerëzit me prejardhje migratore.
Mediat italiane dhe “Amnesty International Italia” shkruajnë se politikat e Azilit dhe Emigracionit duhet të rishikohen urgjentisht dhe të ndërpriten transferimet e emigrantëve jashtë Italisë, të bëhet një hetim i pavarur mbi vdekjen e Hamid Badoui dhe mbi të gjitha Italia dhe BE-ja kanë nevojë për politika të drejta dhe të zbatueshme, jo për propaganda, përfundon shkrimi i mediave italiane. Versus.al







