BOTA /

Numër i lartë viktimash, Irani jep detajet për të vrarët nga bombardimet izraelite

Irani ka paralajmëruar se përfshirja e drejtëpërdrejtë e SHBA me sulme drejt tyre, do e përfshinte gjithë rajonin në kaos total.

Shkruar nga Versus
Numër i lartë viktimash, Irani jep detajet për të
Teheran, kryeqyteti i Iranit

Të paktën 430 persona janë vrarë dhe 3,500 të tjerë janë plagosur në Iran që nga fillimi i konfliktit me Izraelin më 13 qershor.  Ky është përditësimi i parë zyrtar mbi numrin e të vdekurve në Iran prej disa ditësh.

Më parë, ministria e shëndetësisë e Iranit tha të dielën se të paktën 224 persona ishin vrarë, ndërsa një grup i të drejtave të njeriut, Agjencia e Lajmeve të Aktivistëve të të Drejtave të Njeriut, e përcaktoi numrin jozyrtar të të vdekurve në 657 persona.

Situate mbetet kritike, ndërsa ministri i Jashtëm i Iranit ka zhvilluar takime në Gjenevë me liderë të BE për të depërshkallëzuar konfliktin. Sa i takon thirrjes nga SHBA për diplomaci, Irani thotë se një gjë e tillë nuk mund të ndodhë nëse Izraeli nuk ndalon bombardimet. Versus.al

Poll