Numërimi i votave në Kosovë vijon dhe deri më tani janë numëruar rreth 90% e kutive të votimit. Lëvizja Vetëvendosje mban kryesimin me 41.5% të votave ndërsa e dyta e ndjek Partia Demokratike e Kosovës me 22.26% të votave.
Lidhja Demokratike renditet e treta me 17.60% dhe më herët kryetari i partisë Lumir Abdixhiku pranoi rezultatin dhe mori përgjegjësinë për humbjen.
AAK dhe Nisma kanë marrë 7.57% të votave nga qytetarët e Kosovës. Më pas në renditje vjen Lista SRPSKA me 3.99% dhe Koalicioni për Familje 2.30%. Versus.al








