BOTA /

‘Ofendoi çdo latin në Amerikë’ JLo nis sulmin ndaj Trump, pasi Kamala Harris ngec prapa me sondazhe

JLo në mbështetje të kandidates demokrate Kamala Harris.

Shkruar nga Versus

‘Ofendoi çdo latin në Amerikë’ JLo nis sulmin ndaj

Jennifer Lopez solli një dozë magjepësje të Hollivudit në fushatës e ashpër elektorale që po zhvillohet në Amerikë, teksa u kërkoi votuesve të Nevadës të votonon për Kamala Harris.

JLo bëri deputimin e saj në fushatë të enjten (10 tetor) në një tubin në Amfiteatrin Craig Ranch në Las Vegas , duke e quajtur atë 'skenën më të rëndësishme në të cilën kam qenë ndonjëherë'.

Aktorja dhe këngëtarja tha se ishte nuk kishte ndërmend të 'shponte' askënd - 'madje edhe duke u përballur me kundërshtarin më të madh që mendoj se Amerika ka pasur ndonjëherë' - por ajo kishte diçka për të thënë për shakanë e komikut Tony Hinchcliffe.

Komediani pro-Trumpit e quajti Puerto Ricon [vendi ku u lindën prindërit e Jennifer Lopez] “ishull lundrues i plehrave”.

"Nuk ishin vetëm portorikanët që u ofenduan atë ditë, por ishte çdo pjestar i komunitetit latin në këtë vend," tha Lopez.

Ajo gjithashtu u tha mijëra mbështetësve të Harris - disa të veshur me kostume të Halloëeen-it , 'Unë jan nga Puerto Rika. Dhe po, unë kam lindur këtu dhe ne jemi amerikanë," tha Lopez duke brohoritur. 

“ Pavarësisht nëse jeni nga Castle Hill në Bronx ose nga Sunrise Manor në Lindjen e Las Vegasit, ne të gjithë duam një botë ku fëmijët tanë të ndjehen të sigurt dhe të lirë dhe të vlerësuar nga presidenti i tyre”, tha Lopez. 

Asaj iu kujtua se si fëmijë, presidenti kujdesej për të, kujdesej për të gjithë amerikanët 'jo vetëm për disa amerikanë'. 

“E dini kur fillova në televizion dhe film, mund të merrja role duke luajtur shërbëtoren dhe latinen që fliste me zë të lartë. Por e dija se kisha më shumë për të ofruar”, tha ajo. "Dhe unë mendoj se shumë njerëz në këtë vend ndihen në të njëjtën mënyrë, të cilët e dinë se janë të aftë për më shumë - dhe ne të gjithë duam vetëm një shans për ta provuar atë." 

“Zgjedhjet kanë të bëjnë me zgjedhjen e liderëve për t'i mbështetur ata – jo ato që i pengojnë”, shtoi Lopez.

Ylli i Hollivudit foli dhe për politikat që Harris mbështet- të tilla si zgjatja e kredisë tatimore për fëmijët dhe një ulje e taksave të klasës së mesme. 

'Ka të bëjë me ndihmën që ju të ecni përpara. Bëhet fjalë për ju. Bëhet fjalë për ne. Të gjithë ne. Pavarësisht se si dukemi, kë duam apo kë adhurojmë apo nga jemi”, tha Lopez. 

“Kundërshtari i saj nga ana tjetër, nuk e sheh kështu”, tha J. Lo, duke iu referuar Trump. 'Ai ka punuar vazhdimisht për të na ndarë. '

“Në Madison Square Garden ai na kujtoi se kush është dhe si ndihet vërtet”, vazhdoi ajo. 

E përfshrië nga emocionet Lopez u shpreh: 

“I kam premtuar vetes se nuk do të emocionohem. Por e dini çfarë dini çfarë? Duhet të jemi emocionalë”, tha ajo. 'Duhet të jemi të mërzitur. Duhet të jemi të frikësuar dhe të indinjuar.  Dhimbja jonë ka rëndësi. Ne kemi rëndësi. Ju keni rëndësi. Zëri juaj dhe vota juaj kanë rëndësi.' 

J. Lo, prindërit e së cilës kanë lindur në Porto Riko, kishin ndarë më parë një video me Harris duke detajuar planet e saj për Puerto Rikon të dielën, në orët para tubimit të diskutueshëm të Madison Square Garden.

Një sondazh i CNN/SSRS i publikuar të martën tregoi se Trump kishte 48 për qind të mbështetjes së votuesve të mundshëm në Nevada dhe Harris me 47 për qind.  

Hera e fundit që Nevada votoi për një republikan në garën presidenciale ishte viti 2004, megjithatë Presidenti Joe Biden fitoi vetëm me 33,596 vota./Versus.al

 

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: