BOTA /

Pamje të rënda / 54 vjeçari vret me plumb pas koke të riut para qindra njerëzve

Ngjarja e rëndë u rregjistrua nga kamerat e sigurisë së stacionit të trenit

Shkruar nga Versus

Pamje të rënda / 54 vjeçari vret me plumb pas koke të riut

Pamjet e një ekzekutimi gjakftohtë që ndodhi të martën (20/8) kur një burrë vrau një 27-vjeçar nga një distancë e afërt brenda stacionit të trenit në Frankfurt, po bëjnë xhiron e rrjetit pasi janë filmuar nga kamerat e sigurisë.

Viktima dhe autori, i cili është 54 vjeç, janë të dy turq.

Kamera e sigurisë së stacionit hekurudhor regjistroi sulmin. Vrasësi i afrohet viktimës dhe e qëllon atë pas kokë, duke vazhduar edhe kur ai bie në dysheme.

Ngjarjet u zhvilluan rreth orës 21:00 në platformën numër 9, ku kalojnë rreth 450,000 udhëtarë çdo ditë. Sipas një dëshmitari okular të intervistuar nga kanali televiziv Welt, viktima u godit në kokë nga "katër ose pesë" të shtëna nga një individ i cili më pas u largua. Burri ka ndërruar jetë në vend.

Në të njëjtën kohë pasagjerët që ndodheshin në vendngjarje nisin të largohen të frikësuar.

I dyshuari, një 54-vjeçar me kombësi turke, u kap menjëherë nga policia në një kalatë ngjitur. Motivet e veprimit të tij mbeten të paqarta në këtë fazë. Prokuroria kërkoi caktimin e tij në paraburgim për vrasje me dashje. 

 

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: