BOTA /

Pamjet e takimit të Trump me Melonin në Florida. NYT: Giorgia insistoi për çështjen e gazetares Sala

Rendi i ditës i takimit ishte sekret, por New York Times ka zbuluar se kryeministrja italiane ka bërë presion për çështjen e gaztarës Cecilia Sala

Shkruar nga Versus
Pamjet e takimit të Trump me Melonin në Florida. NYT: Giorgia insistoi
Donald Trump dhe Giorgia Meloni

Kryeministrja italiane Girogia Meloni mbërrit në Mar-a-Lago në orën 19:29 me orën lokale për një mision të shpejtë dhe me një fshehtësi absolute me presidentin e zgjedhur të Shteteve të Bashkuara Donald Trump, shkruajnë mediat italiane.

Në një nga fotot e para të realizuara nga të ftuarit në sallonin e rezidencës në Florida e cila është dhe resort shihet kryeministrja italiane së bashku me Trump.

Në krah të tyre qëndron senatori i Floridës Marco Rubi i emëruar Sekretar Shteti nga Trump, kongresmeni nga Florida Mike Waltz , i emëruar këshilltar për Sigurinë Kombëtare, Scott Bessent, i emëruar Sekretar i Thesarit, ambasadorja italiane në SHBA Mariangela Zappia dhe sipërmarrësi Teksan, Tilman Fertitta i cili është emëruar ambasador i SHBA në Itali. 

Në videot e publikuara në rrjete sociale Trump shihet duke përshëndetur të ftuarit në sallën e nderit i ndjekur nga Meloni.

Megjithatë Elon Musk nuk u pa gjatë por ai mund të ketë luajtur rol në organizimin e takimit shkruan Corriere della Sera.

Trump u shfaq në sallë në orën 19:09, për të darkuar më pas me Melonin. Kur u kthye, e lavdëroi atë, ashtu si kishte bërë edhe më parë "Është me të vërtetë emocionuese, jam këtu me një grua të jashtëzakonshme, kryeministren italiane. Ajo ka pushtuar Evropën dhe të gjithë të tjerët, dhe sonte do të darkojmë së bashku."

Pas darkës, në orën 21:13, Trump u kthye me Meloni në sallën ku po shfaqej dokumentari, për ta parë së bashku me të dhe të ftuarit e tjerë. Kryeministrja nuk qëndroi për të fjetur dhe pak pas orës 23:00 meorën lokale, kur në Itali ishte ora 05:00 e mëngjesit, avioni i saj u nis nga West Palm Beach.

Takimi i Melonit me Trump do të kishte qenë gjithashtu një mundësi për të folur për rastin e Cecilia Sala, një gazetare italiane nga Il Foglio dhe Chora Media e cila është arrestuar nga Irani që prej 19 dhjetorit, ndodhur pak ditë pasi Italia kishte arrestuar në Milano, me kërkesë të Shteteve të Bashkuara, Mohammed Abedini Najafabadi, një iranian i akuzuar për furnizimin me komponentë për dronë për Gardën Revolucionare Iraniane dhe grupet terroriste të lidhura me regjimin e Teheranit.

"Irani – shkroi New York Times – shpesh ka mbajtur të ndaluar të huaj dhe qytetarë me shtetësi të dyfishtë për t’i shkëmbyer me para ose persona. Një burim i informuar për takimin tha se Meloni kishte bërë presion për këtë çështje, shkruan Corriere della Sera.

" Synimi do të ishte shmangia e kërkesës për ekstradim nga ana e Shteteve të Bashkuara, ose të paktën marrja e një garancie nga Trump për të mbyllur një sy mbi vendimet që Roma mund të marrë në ditët në vijim, përfshirë kërkesën për arrest shtëpiak për Abedinin, për të lehtësuar lirimin e Sala. Times vuri në dukje se Meloni "ka gjithashtu një marrëdhënie të mirë me Elon Musk, dhe mbështetësit e saj shpresojnë se kjo do të forcojë peshën e saj ndërkombëtare sapo Trump të bëhet president."

Takimi mes Melonit dhe Trump zhvillohet pesë ditë përpara vizitës së presidentit në largim Joe Biden, presidentit aktual amerikan, në Romë dhe dy javë para inaugurimit të Trump në Shtëpinë e Bardhë./Versus.al

 

Poll