BOTA /

Paqe mes Izraelit dhe Iranit! Trump njofton armëpushimin e arritur: Zoti i bekoftë! Ma kërkuan njëkohësisht

Armëpushimi ka nisur që prej orës 7:00 të mëngjesit të sotëm.

Shkruar nga Versus
Paqe mes Izraelit dhe Iranit! Trump njofton armëpushimin e arritur: Zoti i
Benjamin Netanyahu, Donald Trump dhe Ali Ayatollah Khamenei

Izraeli dhe Irani kanë arritur një marrëveshje për paqe, të paktën përkohësisht. Lajmin e njoftoi presidenti i SHBA-ve, Donald Trump i cili bëri me dije mbrëmjen e djeshme se të dy vendet i ishin drejtuar për të bërë të mundur vendosjen e paqes mes tyre.

Pasi njoftoi marrëveshjen e armëpushimit, Trump reagoi nëpërmjet një postimi në Truth Social ku shkroi:  “Izraeli dhe Irani erdhën tek unë, pothuajse njëkohësisht, dhe thanë: ‘PAQE!’ E dija që koha ishte TANI. Bota dhe Lindja e Mesme janë fituesit e vërtetë! Të dy kombet do të shohin dashuri, paqe dhe prosperitet të jashtëzakonshëm në të ardhmen e tyre.”

“Ata kanë kaq shumë për të fituar, por edhe kaq shumë për të humbur nëse largohen nga rruga e drejtësisë dhe të vërtetës. E ardhmja për Izraelin dhe Iranin është e pakufizuar dhe e mbushur me premtim të madh. Zoti i bekoftë dy vendet!” shkroi presidenti.

CNN ka raportuar se Trump dhe një grup zyrtarësh të lartë diplomatikë dhe të sigurisë punuan me ritëm të lartë prapa skenave për të ndërmjetësuar një marrëveshje paqeje për t'i dhënë fund konfliktit midis Iranit dhe Izraelit në orët pasi Irani nisi një sulm me raketa në një bazë amerikane në Katar.

Çastet para postimit të Trump, ushtria izraelite tha se kishte identifikuar raketa të lëshuara drejt Izraelit nga Irani dhe tha se sistemet e saj mbrojtëse ishin aktivizuar. Media shtetërore iraniane njoftoi të martën sipas orës lokale se një armëpushim i është "imponuar armikut" pas përgjigjes ushtarake të vendit ndaj "agresionit amerikan".

Trump deklaroi më herët se armëpushimi nis nga ora 07:00 e mëngjesit dhe pas 12 orësh lufta do të konsiderohet e përfunduar dhe ky rezultat do të përshëndetjet nga e gjithë bota.

“Me supozimin se gjithçka funksionon siç duhet, dhe se do të funksionojë, do të doja të përgëzoja të dy vendet, Izraelin dhe Iranin, për qëndrueshmërinë, guximin dhe inteligjencën që patën për t’i dhënë fund asaj që duhet të quhet ‘LUFTA 12-DITORE’”, shkroi Trump në postim. Versus.al

Poll