Ish-presidenti rus, Dmitry Medvedev, nënkryetar i Këshillit të Sigurisë së Rusisë, kritikoi ashpër presidentin amerikan Donald Trump pas sulmit që SHBA dhe Izraeli ndërmorën ndaj Iranit ditën e sotme.
“Paqebërësi e tregoi edhe një herë fytyrën e tij”, shkroi Medvedev.
“Të gjitha negociatat me Iranin ishin thjeshtë shpërqëndrim. Askush nuk e kishte dyshime për këtë. Askush nuk donte të negocionte asgjë në të vërtetë. Pyetja është se kush ka më shumë durim të presë fundin e palavdishëm të armikut të tyre. SHBA-të janë vetëm 249 vjeç. Perandoria Persiane u themelua më shumë se 2,500 vjet më parë. Le ta shohim çfarë do ndodhë 100 vite nga tani”, përfundoi ai në postimin e tij. Versus.al

