
Elon Musk dhe Donald Trump darkuan së bashku të shtunën në mbrëmje në Mar-a-Lago, me pjesëmarrjen e Melania Trump , në një takim që vjen pas muajsh marrëdhëniesh të ftohta dhe konfrontimesh publike midis dy burrave.
Musk postoi një foto të darkës në X, duke shkruar: " Pata një darkë të mrekullueshme mbrëmë me Presidentin e Shteteve të Bashkuara dhe Zonjën e Parë. Viti 2026 do të jetë i mrekullueshëm!" , duke dërguar një mesazh optimizmi dhe duke sinjalizuar publikisht një afrim me Trump .
Had a lovely dinner last night with @POTUS and @FLOTUS.
— Elon Musk (@elonmusk) January 4, 2026
2026 is going to be amazing! pic.twitter.com/1Oq35b1PEC
Paraqitja e tyre shihet si një shenjë e rivendosjes së marrëdhënieve të tyre, pasi Trump kishte deklaruar më parë se nuk kishte ndërmend të komunikonte me Musk, përpara se të pranonte më vonë se kreu i Tesla dhe SpaceX "kaloi një kohë të vështirë" dhe se "thellë-thellë ai është një njeri i mirë".
Të dy ishin shfaqur përsëri së bashku në shtator, në një shërbim përkujtimor për Charlie Kirk në Arizona, megjithatë, pa zhvillime të mëtejshme publike.
Disa orë pas darkës në Mar-A-Lago dhe mes zhvillimeve të shpejta në Venezuelë, Musk vazhdoi me një seri postimesh në X, duke shprehur mbështetjen e tij për njerëzit e vendit.
Në të njëjtën kohë, Starlink njoftoi se do të ofronte akses falas në internet me brez të gjerë në Venezuelë deri në fillim të shkurtit, një veprim që ai e përshkroi si një përpjekje për të "mbështetur njerëzit në një kohë pasigurie"./Versus.al

