BOTA /

Pas vrasjes së kryeministrit të rebelëve, Houthi kërcënon Izraelin me intensifikimin e sulmev

Lideri i rebelëve Houthi premton më shumë sulme me dronë dhe raketa pas vdekjes së njërit prej figurave më të larta të grupit në goditjet izraelite

Shkruar nga Versus

Pas vrasjes së kryeministrit të rebelëve, Houthi
Rebelët Houthi në Jemen shpallën të shtunën vdekjen e kryeministrit të tyre në sulmet ajrore izraelite mbi Sanaa, duke bërë që ky të ishte një prej liderëve më të lartë të vrarë nga një sulm i tillë që nga fillimi i luftës në Gaza.

Në një deklaratë të dhënë të dielën, lideri i rebelëve Houthi, Abdelmalek al-Houthi, kërcënoi se do të intensifikohen sulmet kundër Izraelit, pas njoftimit të vdekjes së kryeministrit të qeverisë së rebelëve të mbështetur nga Irani, i cili u vra në goditjet izraelite të enjten.

“Sulmet ndaj Izraelit me dronë dhe raketa”, tha al-Houthi në një fjalim të transmetuar në kanalin e rebelëve, Al-Massirah, duke shtuar se goditjet e fundit izraelite nuk do të "ndalin" lëvizjen e tij, përkundrazi, do ta forcojnë.

Poll