Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, e ka quajtur korrespondenten e emisionit “60 Minutes”, Norah O’Donnell, “një turp”, pasi ajo lexoi pjesë nga deklarata e të akuzuarit për sulmin në Uashington, Cole Allen i cili akuzonte Trumpin si “përdhunues” dhe “pedofil”.
Pavarësisht se gazetarja iu përgjigj duke i thënë se këto ishin fjalët e autorit, Trump tha se ajo nuk duhet të kishte lexuar gjëra të tilla.
Pjesë nga intervista:
Gazetarja: Ai shkruajti: Nuk do të lejoj më gjatë që një pedofil, përdhunues dhe vrasës të përlyejë duart e mia. Cili është reagimi juaj për këtë.
Trump: Po prisja ta lexonit atë. Sepse e dija se do e bëja. Sepse jeni njerëz të tmerrshëm. Ai e shkruajti atë, nuk jam përdhunues, nuk kam përdhunuar askënd.
Gazetarja: Mendoni se po ju referohej juve?
Trump: Më fal! Nuk jam pedofil. Ti i lexon ato gjëra pa lidhje të shkruara nga një i sëmurë? Unë jam lidhur me shumë gjëra që nuk kanë asnjë lidhje me mua. U lirova plotësisht!
Shokët e tu nga ana tjetër janë ata që janë të përfshirë me Epstein apo gjërat e tjera. Por i thashë vetes: E di? Do ta bëj këtë intervistë. E lexova shkrimin, është person i sëmurë, por ti duhet të kesh turp nga vetja që i lexove ato sepse nuk jam asnjë prej atyre gjërave.
Gazetarja: Janë fjalët e autorit
Trump: Nuk duhet t’i lexoje ato, je një turp! Versus.al

