BOTA /

Përçarje e liderëve të Kosovës, Osmani thumbon Kurtin: Mos-koordinimi me aleatët mund të duket bukur, por ka pasoja

Komentet presidentja e Kosovës i bëri teksa mori pjesë në forumin "Globsec" në Pragë.

Shkruar nga Versus
Përçarje e liderëve të Kosovës, Osmani thumbon
Vjosa Osmani dhe Albin Kurti

Përçarja e liderëve në Kosovë është tashmë e qartë, me Vjosa Osmanin që ka marrë një pozicion ndryshe nga ai që ka pasur më herët lidhur me politikat e ndjekura nga Albin Kurti.

Në situatën aktuale, ku partnerë ndërkombëtarë i kanë bërë thirrje Kurtit që të mos veprojë pa u konsultuar me ta sa i takon vendimit të tij për hapjen e qarkullimit të automjeteve në Urën mbi lumin Ibër, edhe Vjosa Osmani ka dalë kundër tij.

Teksa mbajti fjalën e saj në Forumin ‘Globsec’, Osmani thumboi Kurtin duke deklaruar se po gënjehet nga suksesi momental që ka në vendimet e marra pa u konsultuar me aleatët, por pasojat e këtyre veprimeve mund të vëreheshin më vonë.

 “Mospajtimi nuk është ndoshta sa i përket rrugës, por ndoshta vetëm shpejtësia me të cilën ecet në atë rrugë.  Nuk po dua të them që e gjithë situata është krejt e qartë. Kam pasur 20 vjet përvojë në politikë dhe koordinimi me aleatët është kyç është një prej aspekteve kyça të suksesit tonë. Kur koordinohemi me aleatët në terren suksesi është më i qëndrueshëm më afatgjatë, por kur nuk e bëjmë këtë është një sukses vetëm momental, mund të duket mirë, mund të tingëllojë mirë, por që pastaj është më i brishtë si sukses dhe mund të bëjmë hapa mbrapa”- u shpreh Osmani ndër të tjera.

Një prej ndërkombëtarëve që ka kritikuar Kurtin hapur për politikat e tij, ka qenë edhe presidenti francez, Emanuel Macron i cili i ka bërë thirrje kryeministrit të Kosovës që të themelojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: