BOTA /

"Përdoreni shansin e lirisë", Kurti mesazh në tre gjuhë pasi votoi në Prishtinë

Kurti shoqërohej edhe nga bashkëshortja e tij norvegjeze e cila nuk votoi për shkak se ende nuk është shtetase e Kosovës.

Shkruar nga Versus
"Përdoreni shansin e lirisë", Kurti mesazh në tre
Momenti kur Kurti voton

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka votuar në Prishtinë. Ai shoqërohej edhe nga bashkëshortja e tij norvegjeze e cila nuk votoi.

Ndërsa në dalje para mediave, Kurti falenderoi qytetarët që kanë votuar deri më tani, ndërsa bëri thirrje në gjuhën shqipe, angleze dhe serbe që të gjithë personat me të drejtë vote të marrin pjesë masivisht në votime.

“Ushtrojeni të drejtën demokratike për ta bërë zërin tuaj të dëgjohet. Përdoreni shansin e lirisë për të vendosur për 4 vitet e ardhshme”- tha Kurti në shqip, e më pas të njëjtin mesazh e pati edhe në gjuhën angleze e serbe të cilat janë gjithashtu gjuhë zyrtare në Kosovë. Versus.al

Poll