BOTA /

Përleshje e ashpër mes ultrasve të Interit, vritet një person, mbetet i plagosur një tjetër

Sipas raportimit të mediave italiane, një 36-vjeçar Antonio Bellocco, i dënuar dhe i lidhur me klanin Rosarno, u godit me thikë për vdekje, pasi hapi zjarr ndaj liderit historik të ultrasve “Nerazzurri”, Andrea Beretta 49-vjeçar

Shkruar nga M.H
Përleshje e ashpër mes ultrasve të Interit, vritet një
Foto ilustruese

Itali- Një përleshje e ashpër është regjistruar mes tifozëve të Interit, ku përfundimi ishte me një të vdekur dhe një të plagosur.

Sipas raportimit të mediave italiane, një 36-vjeçar Antonio Bellocco, i dënuar dhe i lidhur me klanin Rosarno, u godit me thikë për vdekje, pasi hapi zjarr ndaj liderit historik të ultrasve “Nerazzurri”, Andrea Beretta 49-vjeçar.

Ngjarja ka ndodhur pranë palestrës Testudo, një vend takimi shumë i njohur për mbështetësit e ‘Curva Nord’.

Andrea Beretta është arrestuar nga policia nën akuzën e vrasjes.

Sipas hetimeve paraprake, viktima qëlloi Berettën duke e plagosur në këmbë, ndërsa ata ishin së bashku në një makinë Smart.

Të shtënave me armë zjarri 49-vjeçari i është përgjigjur menjëherë me një goditje vdekjeprurëse në fyt.

Pak orë para vrasjes, Andrea Beretta dhe Antonio Bellocco luajtën së bashku futboll në një sfidë mes miqsh. Këtë e tregon një foto e publikuar në Instagram nga Marco Ferdico, një nga drejtuesit ultra të Interit.

Ata kishin luajtur futboll me kapo ultrasit e Milanit, duke e konsideruar një derbi të zakonshëm mes miqsh./ Versus.al 

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: