BOTA /

Përshkallzohet konflikti! India sulmon me raketa Pakistanin: Do të kundërpërgjigjemi

Sulmi u krye si pjesë e asaj që autoritetet indiane e kanë quajtur “Operacioni Sindoor”, me synim shkatërrimin e infrastrukturës së grupeve terroriste që dyshohet se kanë planifikuar sulme ndaj Indisë.

Shkruar nga Versus

 

Përshkallzohet konflikti! India sulmon me raketa Pakistanin: Do të

Tensionet e larta mes Indisë dhe Pakistanit kanë kulmuar me një sulm raketor nga forcat e armatosura indiane, që shënjestruan nëntë objektiva në territorin pakistanez dhe në rajonin e Xhamu dhe Kashmir të administruar nga Pakistani. Sulmi u krye si pjesë e asaj që autoritetet indiane e kanë quajtur “Operacioni Sindoor”, me synim shkatërrimin e infrastrukturës së grupeve terroriste që dyshohet se kanë planifikuar sulme ndaj Indisë.

Sipas një deklarate zyrtare të ushtrisë indiane, sulmet ishin të “fokusuara, të matura dhe jo-përshkallëzuese në natyrë”, ndërsa theksohet se asnjë objektiv ushtarak pakistanez nuk është goditur. India argumenton se sulmi ishte një përgjigje e domosdoshme ndaj masakrës së 22 prillit, ku militantë të armatosur hapën zjarr ndaj një grupi turistësh në Kashmirin indian, duke vrarë 26 persona dhe plagosur dhjetëra të tjerë. Autoritetet në Nju Delhi e kanë akuzuar drejtpërdrejt Pakistanin për strehimin dhe mbështetjen e organizatave terroriste përgjegjëse për aktin.

Islamabadi ka reaguar me tone të ashpra. Një zëdhënës i ushtrisë pakistaneze e cilësoi sulmin “të turpshëm dhe frikacak”, duke theksuar se është kryer nga brenda hapësirës ajrore të Indisë, për të shmangur përplasjen direkte. Ai paralajmëroi se Pakistanit do të përgjigjet “në kohën dhe vendin që do të zgjedhë vetë”, ndërsa forcat ajrore të vendit janë vendosur në gatishmëri të lartë.

Kjo përshkallëzim i situatës ka rritur ndjeshëm shqetësimet ndërkombëtare për mundësinë e një konflikti më të gjerë mes dy fuqive bërthamore të Azisë Jugore, që historikisht kanë pasur marrëdhënie të brishta dhe përplasje të vazhdueshme për rajonin e kontestuar të Kashmirit.

Kombet e Bashkuara dhe diplomacitë perëndimore pritet të bëjnë thirrje për vetëpërmbajtje dhe dialog, ndërsa situata mbetet tejet e tensionuar në vijën e kontrollit midis dy vendeve. /Versus.al/

Tags:

indi pakistan

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: