
Një shtetas i Serbisë është arrestuar nga autoritetet shqiptare në Bistricë të Kosovës.
I arrestuari dyshohet se është i përfshirë në sulmin ndaj pjesëtarëve të KFOR-it në maj të vitit 2023 në Zveçan ku serbët nuk pranonin kryetarët shqiptarë të komunave të zgjedhura në veri në zonat me shumicë serbe.
Arrestimi është bërë ditën e djeshme.
“Sonte (e mërkurë) rreth orës 19:15 në pikën e kontrollit në Bistricë është ndaluar një person L.D. që ishte në kërkim në lidhje me rastin e 29 Majit 2023 ku ishin lënduar 93 zyrtarë të KFOR-it”,- njofton policia.
Në maj të vitit të kaluar u lënduan më shumë se 100 pjesëtarë të KFOR-it të cilët u sulmuan nga huliganët serbë të cilët kundërshtonin hyrjen e kryetarëve shqiptarë në 4 komunat e veriut. Versus.al







