
Itali- Sekretari i Përgjithshëm i sindikatës CGIL, Maurizio Landini bëri dje një deklaratë të fortë kundrejt kryeministres Giorgia Meloni sa i takon sjelljes së saj ndaj presidentit të SHBA-ve, Donald Trump. Me tone të ashpra, Landini e quajti Melonin “kurtizane e haremit të Trumpit”.
Ndërsa nuk ka vonuar as reagimi i kryeministres e cila tha se Landini në mungesë të argumenteve e ka quajtur: prostitutë. Sipas saj, kjo provon edhe se çfarë përfaqëson e majta e cila për dekada ka dhënë leksione për respektimin e grave.
“Në televizion, ai më quan ‘kurtizane’. Mendoj se të gjithë e dinë kuptimin më të zakonshëm që i atribuohet kësaj fjale… Dhe ja një tjetër diapozitiv i shkëlqyer nga e majta: ai që për dekada na ka dhënë leksione për respektimin e grave, por pastaj, të kritikosh një grua, për mungesë argumentesh, e quan atë prostitutë”- shkroi Meloni. Versus.al







