BOTA /

Presidenti libanez thirrje SHBA-ve dhe Francës: Detyrojeni Izraelin të ndalë sulmet

Shkruar nga Versus
Presidenti libanez thirrje SHBA-ve dhe Francës: Detyrojeni Izraelin të
Presidenti francez Emmanuel Macron dhe presidenti libanez Joseph Aoun

Presidenti libanez Joseph Aoun ka dënuar sulmin ajror të Izraelit në periferinë jugore të Bejrutit dhe ka kërkuar që Shtetet e Bashkuara dhe Franca të marrin masa për t'i dhënë fund shkeljeve të armëpushimit nga Izraeli.

"Agresioni i armikut izraelit që vazhdon sulmet e tij kërkon veprime të vendosura nga Shtetet e Bashkuara dhe Franca si garantues të marrëveshjes së armëpushimit që hyri në fuqi më 27 nëntor 2024", theksoi ai. "Uashingtoni dhe Parisi duhet ta detyrojnë Izraelin të ndalojë menjëherë sulmet e tij".

Presidenti libanez përsëriti angazhimin e vendit të tij ndaj rezolutës 1701 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe theksoi se sulmet ajrore të pandërprera izraelite "minojnë stabilitetin dhe shtojnë tensionin në rajon".

Më herët gjatë ditës, Izraeli sulmoi lagjen jugore Hadath të Bejrutit duke synuar një depo armësh të Hezbollahut. Ky ishte sulmi i tretë ajror në kryeqytetin libanez që nga fundi i nëntorit 2024.

Ministri libanez i Informacionit Paul Morcos tha më 17 prill se Izraeli kishte shkelur 2740 herë marrëveshjet e armëpushimit të 27 nëntorit 2024 me Libanin duke vrarë të paktën 190 persona. Ai nuk specifikoi megjithatë se sa prej tyre ishin civilë. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: