
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka vendosur që zgjedhjet e rregullta lokale të mbahen më 12 tetor 2025.
Ky vendim u mor pas shqyrtimit të propozimeve të subjekteve politike dhe analizës së plotë në përputhje me afatet kushtetuese dhe ligjore.
Data e zgjedhjeve synon të sigurojë përgatitjen e plotë të procesit nga institucionet përgjegjëse, si Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe organet e tjera relevante, për të garantuar standardet më të larta të administrimit zgjedhor.
Presidentja Osmani ka bërë thirrje që të gjitha partitë politike, organizatat e shoqërisë civile dhe qytetarët të angazhohen me përgjegjësi për një proces zgjedhor të drejtë, gjithëpërfshirës dhe transparent. Versus.al







