BOTA /

Pretendonte se ‘shëronte’ autizmin, arrestohet konspiracionisti Arianit Sllamniku

Mediat në Kosovë raportuan të hënën se Sllamniku u ka shitur disa personave ilaçe për kafshë me pretendimin se me to fëmijët do të shërohen nga autizmi. Konspiracionisti Sllamniku është ndaluar për 48 orë me urdhër të Prokurorisë Themelore të Gjilanit.

Shkruar nga Versus

Pretendonte se ‘shëronte’ autizmin, arrestohet konspiracionisti

Policia e Kosovës ka arrestuar të martën konspiracionistin Arianit Sllamnikun nën dyshimet për ushtrim të kundërligjshëm të veprimtarisë mjekësore ose farmaceutike dhe eksperimente të kundërligjshme mjekësore dhe testim të barërave.

Mediat në Kosovë raportuan të hënën se Sllamniku u ka shitur disa personave ilaçe për kafshë me pretendimin se me to fëmijët do të shërohen nga autizmi. Konspiracionisti Sllamniku është ndaluar për 48 orë me urdhër të Prokurorisë Themelore të Gjilanit.

Ndërkohë, Policia e Kosovës në Gjilan u ka bërë thirrje qytetarëve që kanë marrë shërbime shëndetësore ose konsultime nga Arianit Sllamniku, e që mendojnë se mund të jenë dëmtuar, qoftë materialisht ose shëndetet, të paraqiten në ambientet e Njësisë së Hetimeve Rajonale në Gjilan për intervistim.

Ministria e Shëndetësisë, ka reaguar ndaj këtij rasti dhe iu ka bërë thirrje qytetarëve që t’iu besojnë vetëm metodave të verifikuara shkencërisht dhe të mos bien pre e mashtrimeve.

“Ministria e Shëndetësisë ka ndjekur me shqetësim raportimet në media dhe rrjete sociale lidhur me pretendimet se një individ dyshohet se ka ofruar ilaçe, duke i paraqitur ato si trajtim për autizëm. Ministria e Shëndetësisë u bën thirrje qytetarëve që t’u besojnë vetëm metodave të verifikuara shkencërisht, të cilat ofrohen nga institucione dhe profesionistë të licencuar shëndetësorë”, thuhej në reagimin e MSH-së.

Poll