BOTA /

Protesta masive në gjithë Izraelin, kërkohet armëpushim në Gaza

Në Tel Aviv, organizatorët vlerësuan një numër prej 300.000 personash që morën pjesë në demostratë. Një grevë e planifikuar mbarëkombëtare të hënën synon të bëjë presion mbi qeverinë e kryeministrit Binyamin Netanyahu 

Shkruar nga Versus

Protesta masive në gjithë Izraelin, kërkohet armëpushim

Vrasja e gjashtë pengjeve izraelite nga Hamasi, ka sjellë revolta të mëdha, teksa protestat kanë shpërthyer në të gjithë Izraelin.

Demonstruesit i bëjnë thirrje kryeministrit Benjamin Netanyahu që të arrijë një armëpushim dhe marrëveshje pengjesh me Hamasin. Vendet e protestës përfshijnë Tel Aviv, Jerusalemin, Haifa, Ra’anana, Be’er Sheva, Kfar Saba, Kiryat Bialik, Afula, Ness Ziona, Binyamina dhe kryqëzime dhe ura të ndryshme në mbarë vendin, sipas organizatorëve të protestës.

Në Tel Aviv, organizatorët vlerësuan një numër prej 300.000 personash që morën pjesë në demostratë. Ndërkohë Ministri izraelit i Mbrojtjes Yoav Gallant kritikoi qeverinë izraelite se po i jepte përparësi kontrollit të një zone kyçe kufitare mbi një marrëveshje për lirimin e pengjeve, duke e quajtur atë një “turp moral” gjatë një takimi të kabinetit të dielën, ka mësuar CNN.

Një grevë e planifikuar mbarëkombëtare të hënën synon të bëjë presion mbi qeverinë e kryeministrit Binyamin Netanyahu për të përfunduar një marrëveshje për të rikthyer pengjet izraelitë që ende mbahen nga Hamasi në Gaza.

Udhëheqësi i opozitës izraelite Yair Lapid nga ana e tij bëri thirrje për protesta dhe një grevë për t'i bërë presion qeverisë për të arritur një marrëveshje për pengjet e mbetura. Kreu i sindikatës më të madhe të Izraelit urdhëroi një "grevë të plotë" të hënën në mbështetje të pengjeve.

Protesta masive në gjithë Izraelin, kërkohet armëpushim
Ndërkohë, trupat e gjashtë pengjeve janë nxjerrë nga Rripi i Gazës. Pengjet i mbijetuan 11 muajve të luftës, por "u qëlluan ndërsa rrëmbyesit e tyre po iknin ". Kryeministri izraelit, Binyamin Netanyahu u zotua të "zgjidhë llogarinë " dhe akuzoi Hamasin për vrasjen e pengjeve "me gjakftohtësi". "Kushdo që vret pengjet nuk do një marrëveshje," tha ai.
Të paktën 40.738 palestinezë janë vrarë, kryesisht gra dhe fëmijë, dhe 94.154 janë plagosur në luftën e Izraelit në Gaza, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në enklavën e drejtuar nga Hamasi. Sulmet  e 7 tetorit të udhëhequra nga Hamasi rezultuan në vdekjen e më shumë se 1,190 personave, kryesisht civilë, sipas shifrave zyrtare izraelite. 

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: