BOTA /

Protestat për arrestimin e Kryetarit të Bashkisë së Stambollit, Ankaraja ndalon tubimet masive

Pas protestave që "shpërthyen" në gjithë Stambollin, zyra e Guvernatorit të Ankarasë ka ndaluar aksionet masive

Shkruar nga Versus

Protestat për arrestimin e Kryetarit të Bashkisë së

Pas protestave që "shpërthyen" në gjithë Stambollin, zyra e Guvernatorit të Ankarasë ka ndaluar aksionet masive, takimet dhe mitingjet nga 26 marsi deri më 1 prill, thuhet në një deklaratë.

“Ndalohen tubimet masive në ambiente të mbyllura dhe të hapura, demonstratat, marshimet, deklaratat për shtyp, protestat, fushatat e mbledhjes së nënshkrimeve dhe aksionet e ngjarjet e ngjashme, si dhe shpërndarja e fletëpalosjeve dhe varja e pankartave nga ora 00:00 e datës 26 mars deri në orën 23:59 të datës 1 prill”, thuhet në deklaratën e guvernatorit.
Më herët, Ankaraja, Stambolli dhe Izmiri kishin ndaluar marshimet masive për shkak të protestave për burgosjen më 23 mars të kryebashkiakut të Stambollit Ekrem Imamoglu.


Që nga 19 marsi, kur ai u arrestua, tubime dhe demonstrata të opozitës në mbështetje të Imamoglut janë mbajtur çdo ditë në qytetet turke. Disa aksione përfunduan me përleshje mes demonstruesve dhe policisë.

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: