BOTA /

Publikohen shifrat e pjesëmarrësve në zgjedhjet e Kosovës, në këtë komunë ende asnjë votues

Shkruar nga Versus

Publikohen shifrat e pjesëmarrësve në zgjedhjet e Kosovës,

Kosovë- Sipas të dhënave të publikuara nga KQZ, pjesëmarrja në zgjedhje deri në orën 11:00, është në shifrat 8.58%.

Ndërkohë që krerët e partive politike, u kanë bërë sërish thirrje qytetarëve që të marrin pjesë masivisht në votime për të vendosur për fatin e qeverisjes 4 vjeçare.

Në këto zgjedhje janë rikthyer si votues edhe serbët e veriut, ku më herët u raportua se qytetarët serbë ishin mbledhur në Mitrovicën e Veriut për të votuar të gjithë së bashku.

E vetmja komunë ku deri më tani nuk ka pasur asnjë votues në zgjedhjet parlamentare, është Leposaviçi, po me shumicë popullsie serbe. Versus.al