BOTA /

Publikohet dosja Epstein, mes materialeve delikate edhe foto të ish-presidentit Clinton në pishinë me një grua

Fokusi te një ish-president vjen në një moment kur republikanët kanë luftuar për të larguar vëmendjen e publikut nga miqësia e Epstein me Presidentin Trump.

Shkruar nga Versus
Publikohet dosja Epstein, mes materialeve delikate edhe foto të
Ish-presidenti Bill Clinton në dosjen Epstein

SHBA- Departamenti i Drejtësisë publikoi ditën e djeshme disa dokumente të shumëpritura të dosjes Epstein, duke detajuar edhe më tej hetimet ndaj autorit të disa krimeve seksuale, Jeffrey Epstein.

Pjesa e parë e dokumenteve të publikuara duket se përqendrohet ndjeshëm në materialet që lidhen me ish-presidentin amerikan Bill Clinton. Ky i fundit shfaqet në dhjetëra foto, mes të cilave njërën në një pishinë duke notuar së bashku me Ghislaine Maxuell, e cila është bashkëpunëtorja e dënuar e Epstein.

Imazhet dhe dokumentet janë publikuar pa kontekst ose informacion mbi sfondin. Nuk është e qartë se cilat fotografi mund të jenë bërë nga zoti Epstein dhe cilat mund të jenë dërguar prej tij, ose ku janë bërë shumë prej tyre. Zyrtarët e Departamentit të Drejtësisë nuk kanë thënë se si e kanë zgjedhur pjesën e veçantë të dokumenteve që u publikuan të premten.

Clinton është një nga të paktët njerëz, fytyrat e të cilëve nuk u redaktuan, së bashku me vetë Epstein dhe bashkëpunëtorjen e tij Maxuell. Në postimet në X pas publikimit, një zëdhënëse e Shtëpisë së Bardhë vuri në dukje vazhdimisht fotot e Clinton dhe argumentoi se mediat nuk donin të përqendroheshin te imazhet. Versus.al

Poll