BOTA /

Publikohet imazhi i para të impiantit bërthamor ‘Fordow’ në Iran pas sulmit të SHBA

Imazh satelitor tregon pasojat e sulmit amerikan mbi këtë impiantin bërthamor, duke nxjerrë në pah pikën e mundshme të hyrjes së bombave në kompleks.

Shkruar nga Versus

Publikohet imazhi i para të impiantit bërthamor ‘Fordow’

Janë publikuar imazhet e para të impiantit bërthar 'Fordow' pas sulmit të Shteteve të Bashkuara ndaj Iranit, mëngjesin e ditës së sotme, 22 qershor. 

Imazh satelitor tregon pasojat e sulmit amerikan mbi këtë impiantin bërthamor, duke nxjerrë në pah pikën e mundshme të hyrjes së bombave në kompleks.

Bombarduesit amerikanë goditën tre objekte kryesore bërthamore në Iran në agim të së dielës, me qëllim neutralizimin e pasurimit të uraniumit.

Kompleksi nëntokësor i Fordow, uzina e madhe e pasurimit të Natanz dhe një objekt i tretë pranë Isfahanit, ku besohet se ruhet uraniumi i gradës së lartë, u bombarduan. Sulmet u kryen me një kombinim të bombarduesve B-2 dhe raketave lundruese TLAM nga nëndetëset./Versus.al

Poll