
Pas deklaratës së djeshme të bërë nga presidenti amerikan Donald Trump i cili tha se është i gatshëm të ulë në bisedime Putinin dhe Zelenskyn, ka ardhur edhe reagimi i Rusisë.
Kremlini ka shprehur gatishmërinë për një takim mes Donald Trump dhe presidentit rus Vladimir Putin, por theksoi se po priste sinjale nga Uashingtoni.
"Putini është gati. Ne presim sinjale nga Shtetet e Bashkuara”- u tha gazetarëve Dmitry Peskov, zëdhënësi i Kremlinit.
Trump e ka kërcënuar Rusinë me sanksione më të ashpra ekonomike nëse Moska nuk pranon t'i japë fund konfliktit.
Peskov tha se ai nuk mund të komentojë më tej mbi një takim midis liderëve, duke thënë se ishte "e vështirë të lexosh thashethemet e kafeneve" për të parashikuar të ardhmen.
Zëdhënësi i Kremlinit hodhi poshtë një pretendim të Trump se konflikti në Ukrainë mund të përfundojë duke ulur çmimin që Rusia merr për naftën e saj, duke thënë: "Ky konflikt nuk varet nga çmimet e naftës".
Duke folur në Forumin Ekonomik Botëror në Davos të enjten, Trump tha se do t'i kërkonte Arabisë Saudite dhe OPEC-ut të ulin çmimet e naftës, duke thënë: "Nëse çmimi bie, lufta Rusi-Ukrainë do të përfundonte menjëherë".
Peskov tha se konflikti bazohet në kërcënimet për sigurinë kombëtare të Rusisë dhe "kërcënimet ndaj rusëve që jetojnë në Ukrainë si dhe mungesa e dëshirës dhe refuzimi i plotë i amerikanëve dhe evropianëve për të dëgjuar shqetësimet e Rusisë. Versus.al







