BOTA /

Putin: "Perëndimi do të zëvendësojë Zelenskin deri në mesin e vitit 2025"

President i rus paralajmëroi se nëse Kievi do të kërkojë tërheqjen e trupave ruse, negociatat e paqes nuk do të ndodhin kurrë

Shkruar nga a.b.

Putin: "Perëndimi do të zëvendësojë Zelenskin deri

Presidenti rus Vladimir Putin, në një konferencë për shtyp në Vietnam, tha se Perëndimi do të fajësojë liderin e Kievit, Volodymyr Zelensky, "për të gjitha vendimet jopopullore, duke përfshirë uljen e moshës së rekrutimit" dhe më pas "ata do ta ndryshojnë atë". “Unë mendoj se do të ndodhë në gjysmën e parë të vitit të ardhshëm,” shtoi ai.

Nga ana tjetër ai paralajmëroi se nëse Kievi do të kërkojë tërheqjen e trupave ruse, negociatat e paqes nuk do të ndodhin kurrë.

Nëse Ukraina i lidh negociatat me Rusinë me tërheqjen e trupave ruse, kjo nuk do të ndodhë kurrë, tha presidenti rus Vladimir Putin, duke shtuar se Moska kurrë nuk ka refuzuar të negociojë me Kievin dhe është e gatshme të vazhdojë dialogun në bazë të marrëveshjeve të Stambollit dhe Minskut.

 

Poll