BOTA /

Putin sfidon NATO-n: Qëndrojnë pas Ukrainës, Rusia do jetë fitimtare gjithmonë

Pavarësisht këtyre deklaratave, Rusia këtë herë mbajti një paradë shumë më të reduktuar.

Shkruar nga Versus

Putin sfidon NATO-n: Qëndrojnë pas Ukrainës, Rusia do jetë  
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin deklaroi se Rusia “do të jetë gjithmonë fitimtare” gjatë paradës tradicionale ushtarake të Ditës së Fitores në Sheshin e Kuq, e zhvilluar nën masa të jashtëzakonshme sigurie mes frikës nga sulmet ukrainase dhe lodhjes në rritje të opinionit publik rus nga lufta. Në fjalimin e tij, Putin iu referua sakrificave të Luftës së Dytë Botërore për të forcuar mbështetjen ndaj ushtarëve rusë që luftojnë në Ukrainë.

“Bëma e madhe e brezit fitimtar frymëzon luftëtarët që sot po kryejnë detyrat e operacionit special ushtarak”, tha ai, duke përdorur terminologjinë zyrtare të Kremlinit për pushtimin e Ukrainës. “Ata qëndrojnë kundër një force agresive të armatosur dhe të mbështetur nga i gjithë blloku i NATO-s. Megjithatë, heronjtë tanë ecin përpara. Fitorja ka qenë dhe do të jetë gjithmonë e jona”, shtoi lideri rus. Versus.al

Poll