
Lufta në Lindjen e Mesme mund të njohë një tjetër përshkallëzim si pasojë e zhvillimeve të fundit në mesdheun lindor.
Turqia ka bërë të ditur se rreth mesditës së sotme një raketë balistike iraniane ka hyrë në hapësirën e saj ajrore pasi kaloi nëpër Irak dhe Siri.
Autoritetet turke njoftuan se municioni balistik u rrëzua nga sistemet e mbrojtjes ajrore dhe raketore të NATO-s, ndërsa nuk ka patur ende asnjë koment nga ana e Iranit lidhur me këtë incident. Pavarësisht se Irani deri më tani nuk ka ndërmarrë ndonjëherë sulme ndaj Turqisë, zhvillimi i sotëm mund të shkaktojë një përshkallëzim të mëtejshëm.
Ministria turke e mbrojtjes ka nënvizuar se është në gatishmëri të plotë për mbrojtjen e vendit pa hezitim. Mes të tjerash thuhet se Turqisë i lind e drejta të përgjigjet. Versus.al

