BOTA /

Rashiç u zgjodh nënkryetar i Kuvendit të Kosovës, Vuçiç: Ai është ndihmës i Kurtit, nuk përfaqëson serbët

Shkruar nga Versus

Rashiç u zgjodh nënkryetar i Kuvendit të Kosovës,

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç nuk e ka pritur mirë zgjedhjen e Nenad Rashiç si nënkryetar në Kuvendin e Kosovës duke e cilësuar këtë të fundit si “ndihmës të Albin Kurtit”. Sipas Vuçiç Rashiç nuk përfaqëson askënd nga komuniteti serb.

Ndërkohë përsëriti se Serbia nuk e fsheh dëshirën për të mbështetur Listën Serbe në Zgjedhjet Lokale të 12 tetorit.

Gjashtë muaj pas seancës së parë konstituive, deputetët e legjislaturës së nëntë, të premten, e 10 tetorit kanë arritur ta konstituojnë Kuvendin e Kosovës.

Pas zgjedhjes së nënkryetarit të pestë të Kuvendit të Kosovës, kryekuvendari, Dimal Basha, e shpalli Kuvendin e Kosovës të konstituuar. Nenad Rashiç, nga partia Për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë, u zgjodh nënkryetar i Kuvendit të Kosovës, pas dështimit të nëntë propozimeve të Listës Serbe.

Me 71 vota për, 9 kundër dhe 24 abstenime, ai u bë njëri nga pesë nënkryetarët e Kuvendit të Kosovës. Përveç votave nga deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, ai siguroi edhe votat e deputetëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës dhe ata të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës abstenuan, ndërsa Lista Serbe votoi kundër. Versus.al

Poll