
Artan Hajrizi të cilit iu gjet pasaporta në vendin ku u qëllua ndaj policëve serbë në Loznicë ka folur nga Gjermania.
Në një intervistë për median kosovare Lajmi.net Artani pohon se ndodhet prej disa kohësh në Gjermani.
Gjatë intervistës Artani ka deklaruar se vëllai i tij Faton Hajrizi, ka shëtitur në shumë vende të Europës.
‘Fatoni ka shëtitur në Austri, Gjermani. Ai më ka thënë edhe mua i gjallë jo, i vdekun po.’
I pyetur se si është ndjerë për vrasjen e policit serb, Artani është shprehur:
'Jam ndjerë shumë keq, nuk vritet askush. As serbi, asnjëri, për mua të gjithë janë njësoj. Unë e kam marrë vesh nga shokët e mi, nuk shikoj më telefon se nuk më intereson. Shiko dokumentat e tua më thanë. Unë jam në Gjermani, në Hanover. Me rrobat e punës jam. Thashë dokumentet më janë vjedhur.''
Artani u shpreh se tani dihet se kush ia ka marrë dokumentet.
‘Rasti ka ndodhur dy ditë më parë. Fatoni erdhi këtu dhe më vodhi dokumentat. Ai ka shëtitur në Austri, Gjermani, në Spanjë, Itali dhe në Slloveni. Unë e kam marrë vesh sot se nuk i kam dokumentat. Se unë kam një kartë që e le në xhep dhe nuk e nxjerrë kurrë. Vullnetarisht jam paraqitur në Polici. Unë i kam dokumetat gjermanë që po të bëj diçka më kapin. Pra kur të kapin këta je fajtor, unë kam deklaruar se ato dokumente si kam po mi ka marrë vëllai im. Ai veç shëtit. Ka kaluar nga Serbia për në Gjermani. Po me dokumentat e mia s'ka udhëtuar ai, ka pas dokumenta të tjera. Ngjasojmë pak dhe mi ka marrë. Nuk e kam ditë.'
I pyetur nga gazetari se çfarë apeli i bën ai vëllait të tij, Arbeni u shpreh:
“Jo s’kam folur me Fatonin, s’kam kontaktu. Çfarë apeli i bëj unë atij, badihava. Unë i kam thënë shko dorëzohu në nëse lind nevoja për avokat të ndihmojë unë, nuk duhej me u arratis nga burgu. Ai më tha se unë veç i vdekur se i gjallë nuk dorëzohem”, përfundoi Artani.







