Rreth 20 persona janë plagosur në Izrael pasditen e sotme si pasojë e një sulmi me dronë në qytetin turistik Eliat në kufi me Jordaninë dhe Egjiptin. Shërbimi kombëtar i ambulancës izraelite thotë se 2 persona u plagosën rëndë, ndërsa të tjerë pësuan lëndime mesatare deri të lehta.
Ushtria izraelite theksoi se një dron i nisur nga Jemeni ra në Eilat, duke shtuar vetëm se u bënë përpjekje “për ta kapur”, shkruajnë mediat e huaja. Sistemet e mbrojtjes ajrore dështuan ta kapnin dronin.
Ky sulm vjen disa ditë pasi Houthit e mbështetur nga Irani qëlluan një dron që u rrëzua në zonën e hoteleve të Eilat, duke rezultuar në dëme materiale, por pa viktima.
Houthit kanë lëshuar raketa dhe dronë mijëra kilometra në veri drejt Izraelit, në atë që grupi i quan akte solidariteti me palestinezët. Shumica e dhjetëra raketave dhe dronëve të lëshuar janë kapur ose nuk kanë arritur territorin izraelit. Versus.al







