BOTA /

Reuters: SHBA dhe Ukraina nënshkruajnë marrëveshjen për mineralet – Trump pritet ta shpallë atë në Kongres

Tre burime të ndryshme i thanë agjensisë Reuters se Donald Trump ka informuar këshilltarët e tij se dëshiron të shpallë marrëveshjen gjatë fjalimit të tij në Kongres më vonë sonte.

Shkruar nga Versus

Reuters: SHBA dhe Ukraina nënshkruajnë marrëveshjen për

Shtetet e Bashkuara dhe Ukraina janë vendosur të nënshkruajnë marrëveshjen për mineralet që ka qenë një temë e nxehtë në skenën ndërkombëtare, sipas burimeve të cituara nga Reuters.

Tre burime të ndryshme i thanë agjensisë Reuters se Donald Trump ka informuar këshilltarët e tij se dëshiron të shpallë marrëveshjen gjatë fjalimit të tij në Kongres më vonë sonte.

Kujtohet se nënshkrimi i marrëveshjes u shty javën e kaluar, pas takimit të mbushur me incidente të Volodymyr Zelensky me Donald Trump dhe J.D. Vance në Shtëpinë e Bardhë. 

Më herët të martën, Zelensky postoi në "X" se Ukraina ishte gati të nënshkruante marrëveshjen dhe e quajti takimin e Zyrës Ovale "të penduar".

“Takimi ynë në Uashington, në Shtëpinë e Bardhë të premten, nuk shkoi ashtu siç duhej”, tha Zelensky në postimin e tij. "Ukraina është e gatshme të vijë në tryezën e bisedimeve sa më shpejt që të jetë e mundur për të sjellë më afër paqen e qëndrueshme."

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: