BOTA /

Rreziqe ushtarake, Franca u bën thirrje qytetarëve të largohen nga Irani dhe Libani

Ministria e Jashtme franceze rekomandoi qytetarët që banojnë në Iran që të largohen përkohësisht nga vendi duke pasur parasysh rrezikun e mbylljes së hapësirës ajrore të tij

Shkruar nga M.H
Rreziqe ushtarake, Franca u bën thirrje qytetarëve të largohen
Foto ilustruese

Franca u bëri thirrje qytetarëve të saj në Iran dhe Liban që të largohen nga vendet për shkak të rrezikut të përshkallëzimit ushtarak në Lindjen e Mesme, bëri me dije të Ministria e Jashtme.

Ministria franceze rekomandoi qytetarët që banojnë në Iran që të largohen përkohësisht nga vendi duke pasur parasysh rrezikun e mbylljes së hapësirës ajrore të tij. Ajo u kishte kërkuar qytetarëve që kishin udhëtuar drejt Iranit të largoheshin që të premten.

Gjithashtu u bëri thirrje qytetarëve të saj në Liban të përfitojnë nga fakti se ka ende fluturime komerciale në dispozicion për t'u larguar.

Air France tha të shtunën se ajo dhe filiali i saj Transavia po zgjatnin më tej pezullimin e fluturimeve midis Parisit dhe Bejrutit, të paktën deri më 6 gusht.

Tensionet janë rritur pas vrasjes së liderit të grupit palestinez të Hamasit, Ismail Haniyeh në Teheran të mërkurën, një ditë pasi një sulm izraelit në Bejrut vrau Fuad Shukr, një komandant i lartë ushtarak nga grupi i armatosur libanez Hezbollah.

Ndërkohë edhe Mbretëria e Bashkuar, Suedia, Franca, Kanadaja dhe Jordania kanë lëshuar një paralajmërime të ngjashme./ Versus.al

Poll