BOTA /

Rrëzohet qeveria holandeze! Udhëheqësi i ekstremit të djathtë tërheq partinë e tij nga koalicioni

Koalicioni qeverisës në Holandë është rrëzuar zyrtarisht, pasi udhëheqësi i ekstremit të djathtë, Geert Wilders, vendosi të tërheqë Partinë për Liri (PVV) nga qeveria, duke çuar në shpërbërjen e kabinetit qeveritar.

Shkruar nga Versus
Rrëzohet qeveria holandeze! Udhëheqësi i ekstremit të
Udhëheqësi i ekstremit të djathtë, Geert Wilders

Koalicioni qeverisës në Holandë është rrëzuar zyrtarisht, pasi udhëheqësi i ekstremit të djathtë, Geert Wilders, vendosi të tërheqë Partinë për Liri (PVV) nga qeveria, duke çuar në shpërbërjen e kabinetit qeveritar. Shkak për këtë vendim u bënë mosmarrëveshjet e thella brenda koalicionit lidhur me politikat e imigracionit.

Wilders, lider i partisë më të madhe në parlament pas fitores në zgjedhjet e nëntorit 2023, kishte paralajmëruar në fund të majit se do të ndërmerrte këtë hap nëse nuk miratohej plani i tij dhjetëpikësh për kufizimin drastik të imigracionit. Plani përfshinte masa të ashpra si:

1.      Mbyllja e kufijve për azilkërkuesit

2.      Ndalimi i bashkimit familjar për refugjatët

3.      Mbyllja e qendrave të pritjes për azil

4.      Forcimi i kontrolleve kufitare

5.      Dëbimi i shtetasve me nënshtetësi të dyfishtë të dënuar për vepra penale

Propozimet e tij u cilësuan nga ekspertët si jokushtetuese dhe në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare. Juristë dhe analistë politikë në Holandë vlerësuan se Wilders, i vetëdijshëm për pamundësinë e zbatimit të këtyre masave, ka krijuar qëllimisht një krizë politike me synimin për të çuar vendin në zgjedhje të reja dhe për të konsoliduar më tej pushtetin e tij.

Tërheqja e PVV-së lë qeverinë pa shumicën parlamentare dhe pritet që brenda ditëve në vijim të shpallen zgjedhje të parakohshme. Kriza vjen në një moment kur tensionet mbi çështjet e migracionit janë gjithnjë e më të forta, jo vetëm në Holandë, por në të gjithë Europën. Versus.al

Poll