Ukrainë- Presidenti Volodymyr Zelensky ka udhëzuar agjencinë “SBU” që të hetojë për rrjedhjen e informacionit sa i takon propozimit të SHBA për marrëveshjen e mineraleve.
Sipas Financial Times, mes disa punonjësve të ministrive janë kryer testet e detektorëve të gënjeshtrës në përpjekje për të gjetur përgjegjësit për këtë rrjedhje informacioni.
Shërbimi i Sigurisë tha në një deklaratë se po punon brenda ligjit për të mbrojtur sigurinë e Ukrainës, dhe mban sekret disa detaje të aktiviteteve të saj.
Testet poligrafike janë të diskutueshme dhe vlefshmëria shkencore e përdorimit të tyre vihet në dyshim, por agjencitë e zbatimit të ligjit ukrainas shpesh i përdorin ato për hetime penale, dhe për të kontrolluar të huajt që duan të bashkohen me ushtrinë.
Hetimi filloi pasi deputeti i opozitës, Yaroslav Zheleznyak, i zbuloi detajet e projekt-marrëveshjes më 26 mars, duke cituar një kopje që dyshohet se ishte në duart e tij.
Të nesërmen, Financial Times publikoi edhe përmbajtjen e dokumentit, të cilin e mori veçmas.
Duke komentuar rrjedhjen më 28 mars, Zelensky tha në një intervistë për Financial Times: “Unë jam i interesuar të di se kujt po i përcillet ky informacion”.
Ukraina ka marrë një version të ri të marrëveshjes për mineralet nga Shtetet e Bashkuara.
Kievi këmbëngul për ndryshime në projekt-marrëveshjen për mineralet me Shtetet e Bashkuara. Ukraina ishte e shqetësuar për kontrollin e SHBA-së mbi investimet dhe kërkesën për të rimbursuar ndihmën.
Më 4 prill, Volodymyr Zelensky tha se avokatët do të paraqesin pikat kryesore të projekt-marrëveshjes ukrainase për mineralet me Shtetet e Bashkuara javën e ardhshme.
Pas kësaj, ekipi teknik do të jetë gati për një udhëtim pune në Shtetet e Bashkuara. Versus.al








