BOTA /

'Rrotullon sytë dhe shikon orën' / Shprehja e Melonit në samitin e NATO-s për vonesën e Bidenit bëhet virale

Shkruar nga B.SH

 

'Rrotullon sytë dhe shikon orën' / Shprehja e Melonit
Giorgia Meloni

Vonesa e Joe Biden dhe Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg thuhet se ka mërzitur kryeministren italiane Giorgia Meloni gjatë ditës së tretë të punimeve të samitit në Uashington.

Mërzitje të cilën e ka treguar me një fytyrë unike, që po bën xhiron në rrjete sociale.

Në veçanti, siç shihet në video, Meloni teksa priste ardhjen e presidentit amerikan dhe fliste me presidentin e Finlandës, Alexander Stubb, befas e kthen shikimin nga tavani dhe më pas  bën me dorë orën. 

Një person i tretë, që po bisedonte bashkë me kryeministrë italiane, më pas nxori celularin për të zbuluar se koha kishte kaluar dhe Meloni rrotulloi përsëri sytë, para se të kuptonte se kamerat ishin fokusuar tek ajo.

Biden dhe Stoltenberg më në fund e hapën seancën me një vonesë të konsiderueshme pasi presidenti amerikan u largua nga Shtëpia e Bardhë pothuajse 20 minuta pasi ishte planifikuar të fillonte aktiviteti./Versus

 

Poll