BOTA /

Rubio paralajmëron Iranin të mos hakmerret: Do të ishte gabimi më i keq i bëre ndonjëherë!

Ai theksoi gjithashtu se oferta për bisedime diplomatike me Iranin mbetet e vlefshme dhe se ndryshimi i regjimit “nuk është qëllimi” i Shteteve të Bashkuara.

Shkruar nga Versus

 

Rubio paralajmëron Iranin të mos hakmerret: Do të ishte gabimi

Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, paralajmëroi Iranin të mos hakmerret për sulmet e SHBA-së ndaj objekteve bërthamore iraniane, duke thënë se një veprim i tillë do të ishte “gabimi më i keq që kanë bërë ndonjëherë”.

Ai theksoi gjithashtu se oferta për bisedime diplomatike me Iranin mbetet e vlefshme dhe se ndryshimi i regjimit “nuk është qëllimi” i Shteteve të Bashkuara.

Ndërsa zëvendëspresidenti i SHBA-së J.D. Vance dha një intervistë të shkurtër për NBC News, në të cilën sqaroi se “Shtetet e Bashkuara nuk janë në luftë me Iranin“.

“Ne jemi në luftë me ambiciet e tij bërthamore“, tha ai, duke shtuar se Uashingtoni beson se tashmë e ka “shkatërruar” programin bërthamor të Teheranit.

Poll