BOTA /

“Rusia duhet të paguajë për atë që po shkakton”, Ministrat e Jashtëm të BE, sanksione për Moskën

Sanksionet ekonomike, të cilat u vendosën ndaj Moskës, përfundojnë më 31 janar, por ministrat e jashtëm të BE-së vendosën me unanimitet t’i zgjasin edhe për gjashtë muaj të tjerë.

Shkruar nga Versus

“Rusia duhet të paguajë për atë që po

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Europian, Kaya Kalas, ka njoftuar këtë të hënë se ministrat e jashtëm të BE-së kanë rënë dakord që të zgjasin me 6 muaj sanksionet ndaj Rusisë.

“Ky vendim do të vazhdojë të privojë Moskën nga të ardhurat për të financuar luftën e saj. Rusia duhet të paguajë për dëmin që po shkaktojnë”, tha Kalas.

Sanksionet ekonomike, të cilat u vendosën ndaj Moskës, përfundojnë më 31 janar, por ministrat e jashtëm të BE-së vendosën me unanimitet t’i zgjasin edhe për gjashtë muaj të tjerë.

 

Poll