Kanalet e rrjetit social Telegram që zakonisht reklamojnë propagandën pro-Kremlinit po promovojnë në mënyrë intesive një dokumentar të falsifikuar të quajtur "Olimpiada ka rënë".
Ky dokumentar i ngjan filmit aksion të vitit 2013 "Olympus Has Fallen" dhe është i mbushur me mashtrime të krijuara nga AI.
Në videon e publikuar dëgjohet zëri i aktorit Tom Cruise duke dënuar Komitetin Olimpik Ndërkombëtar.
Audio e krijuar nga AI imiton zërin e tij dhe rrëfen "një skenar të çuditshëm, gjarpërues që përçmon udhëheqjen e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar".
Videoja, e cila pretendohet në mënyrë të rreme se është një dokumentar i Netflix, reklamohet me lidhje me kod QR në kanalin Telegram ku është publikuar.
Dokumentari i rremë u promovua me komente false me pesë yje nga media si New York Times, Washington Post dhe BBC.
Aktorët keqdashës përdorën grafika kompjuterike të shkëlqyera, promovuan përmbajtje në disa platforma të rrjeteve sociale dhe madje mashtruan disa të famshëm amerikanë për të regjistruar video miratime të shkurtra në Cameo, një faqe interneti popullore ku përdoruesit mund të paguajnë për mesazhe video të personalizuara nga të famshëm.
Ndërsa Ceremonia e Hapjes së Parisit 2024 po afrohet, Rusia po shton fushatat keqdashëse të dezinformimit.
Ata përpiqen të nxisin frikën në publik për të penguar spektatorët që të marrin pjesë në Lojërat Olimpike dhe gjithashtu synojnë Francën, presidentin francez Emmanuel Macron dhe Komitetin Olimpik Ndërkombëtar, sipas një raporti të ri nga Qendra e Analizës së Kërcënimeve të Microsoft (MTAC).







